Lista e të gjithë deputetëve të Kosovës që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

2 Minuta Lexim

Agjencia Kundër Korrupsionit ka hedhur sot shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë në institucionet publike.

Pjesë e kësaj liste janë edhe dy nga krerët e shtetit, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Por përveç tyre, në mesin e 954 zyrtarëve që janë përzgjedhur për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit të pasurisë për vitin 2021, nga 4 mijë e 796 zyrtarë të cilët kanë pasur obligim që ta deklarojnë pasurinë e tyre, janë edhe një numër i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të cilëve do t’u kontrollohet pasuria janë:

Jahja Kokaj, Armend Muja, Fjolla Ujkani, Mimoza Kusari-Lila, Mefail Bajqinovci, Fitim Uka, Fatmir Humolli, Valon Ramadani.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deputetët Vlora Dumoshi e Anton Quni do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë, ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës është deputetja Blerta Deliu Kodra dhe deputeti Ferat Shala.

Pjesë e listës së dalë nga shorti është edhe deputetja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.

Ndërsa nga Grupi Parlamentar Multietnik janë deputetet Fidan Jilta dhe Samra Iljazi.

Kontrollit të plotë të pasurisë do t’i nënshtrohet edhe deputetja e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Jasmina Dediç.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull