Delegatët e Kongresist vendosën “Se këto Koloni të Bashkuara janë, dhe me të drejtë, duhet të jenë Shtete të Lira dhe të Pavarura; se ato janë të liruar nga çdo detyrim varësie ndaj kurorës britanike. . . “
John Adams i ngazëllyer dhe duke menduar se 2 korriku do të festohej si një ditë e paharrueshme në historinë amerikane, i shkroi të shoqes, Abigail se Dita e Dytë e Korrikut 1776, do të jetë Epoka më e paharrueshme, në Historinë e Amerikës.
“Dita e Dytë e Korrikut 1776, do të jetë Epoka më e paharrueshme, në Historinë e Amerikës. Jam i prirur të besoj se pervjetori do të festohet, brez pas brezi, si Festival. Duhet të përkujtohet, si Dita e Çlirimit, me Aktet solemne të devotshmërisë ndaj Zotit të Plotfuqishëm. Duhet të solemnizohet me Ceremoni dhe Parada, me Çfaqje, Lojra, Sporte, Armë, Kambana, Zjarre dhe Ndriçime nga njëri skaj i këtij kontinenti në tjetrin nga sot e përgjithmonë. Do të mendoni se jam kapluar nga Entuziazmi, por nuk jam. Unë e di mirë sa Mund, Gjak dhe Financa, që do të na kushtojë për ta mbajtur këtë Deklaratë, dhe për të mbështetur dhe mbrojtur këto Shtete. Megjithatë, përmes gjithë Errësirës mund të shoh Rrezet e Dritës dhe Lavdisë madheshtore. Unë mund të shoh se Qellimi është më se i vlefshëm se të gjitha mjetet. (The Book of Abigail and John: Selected Letters of the Adams Family, 1762-1784, Harvard University Press, 1975, 142)
Por, nuk ndodhi krejt ashtu . Në vend të kësaj, amerikanët kanë zgjedhur të festojnë 4 korrikun si Ditën e Pavarësisë. Perfundimisht atë ditë, Kongresi miratoi Deklaratën zyrtare, të shkruar të Pavarësisë.
Komiteti që mbikëqyri procesin e hartimit tëckesaj Deklarate përbëhej nga John Adams, Benjamin Franklin, Thomas Jefferson, Robert R. Livingston dhe Roger Sherman, të cilët nga ana tjetër udhëzuan Thomas Jefferson të shkruante deklaratën. Jefferson filloi punën e tij në 11 qershor dhe thuhet që ai shkroi më shumë se një duzinë draftesh. Pasi paraqiti draftin e tij përfundimtar, komiteti e rishikoi më tej dokumentin dhe e paraqiti atë në Kongresin Kontinental në 28 Qershor. Më 2 korrik, Kongresi Kontinental votoi për pavarësinë dhe rafinoi Deklaratën e tij të Pavarësisë përpara se t’ia jepte per ta botuar John Dunlap në pasditen e 4 korrikut.
Kopja e Deklaratës së Pavarësisë që ruhet në Arkivat Kombëtare është kopja e nënshkruar.
Nënshkrimi më i famshëm në ketë kopje është ajo e John Hancock, i cili, si President i Kongresit, me sa duket nënshkroi i pari i në qendër poshtë tekstit.
Në përputhje me zakonin e atëhershëm, delegatët e tjerë nënshkruan djathtas poshtë tekstit, firmat e tyre të vena sipas vendndodhjes gjeografike të shteteve që përfaqësonin. Keshtu, në kryetë listës fillon New Hampshire, shteti më verior, dhe Georgia, shteti më jugor, eshte në fund të saj.
Firmëtari më i ri ishte Edward Rutledge (26 vjeç) dhe Benjamin Franklin (70 vjeç) ishte nënshkruesi më i vjetër.
Kongresi u sigurua që të gjitha shtetet do të kishin nga një kopje të vërtetuar të Deklaratës duke porositur me 18 janar 1777 një shtypje speciale të shumë kopjeve, përfshirë emrat e nënshkruesve të secilit prej trembëdhjetë shteteve.
Kopjet e para që u lexuan publikisht nuk kishin të shënuar emrat e nënshkruesit.
Pennsylvania Evening Post (e cila më vonë do të bëhej gazeta e parë ditore në 1783) është gazeta e parë që shtyp Deklaratën e Pavarësisë, më 6 korrik 1776; Gazeta e Pensilvanisë e boton Deklaratën më 10 korrik dhe Gazeta Maryland më 11 korrik.
Në 1801, Jefferson dha pritjen e parë publike per nder te Katërt Korrikut në Mansion Ekzekutiv.
Në 50 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, vdiqën John Adams dhe Thomas Jefferson.