Njëra prej zyrtareve të Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjes, Ani Simoni, ashtu sikurse edhe kolegët dhe eprori i saj, është njohur sot me masën e sigurisë nga togat e zeza të GJKKO-së dhe për të është caktuar ‘arresti në shtëpi’. Ajo i ka kërkuar trupës gjykuese që t’ia heqë këtë masë sigurie pasi do të martohej këtë muaj.
“Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’”.
Kjo ka qenë kërkesa e një prej zyrtarëve të Bashkisë së Lushnjës, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet për një tender. Pavarësisht arsyes, GJKKO e ka refuzuar kërkesën e zyrtares Simoni, e cila akuzohet për veprën penale të ‘Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim.
Kolegët e saj Xhemal Hasko, Margarita Gjermeni dhe Andri Nusho u lanë gjithashtu me “arrest shtëpie”, ndërsa kryebashkiaku Fatos Tushe dhe gjashtë të tjerë u lanë në “arrest me burg”.
Në masën e sigurisë “Arrest në burg”
Fatos Tushe – kryetari i Bashkisë së Lushnjës;
Flamur Peqini – drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike;
Ibrahim Lami – administrator i “Loti SHPK”;
Bujar Murati – administrator i “Euro alb shpk”;
Gazment Çela – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike;
Bektash Nexha – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike;
Blerta Turku – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike.
Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”
Xhemal Hasko – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike;
Margarita Gjermeni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike;
Andri Nusho – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike;
Ani Simoni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike.