Zbardhen akuzat që rëndojnë ndaj 9 të arrestuarve

5 Minuta Lexim

Zbardhen akuzat që rëndojnë ndaj të arrestuarve lidhur me tenderin e Ministrisë së Brendshme, për uniformat e policisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se me datë 03.09.2020 ka regjistruar procedimin penal nr.217, bashkuar në vijim me procedimet penale nr. 174 dhe 185 të vitit 2020, në një procedim penal me nr.174 të vitit 2020, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Hetimet

Nga aktet e administruara ka rezultuar se me datë 11.05.2020, në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve Policisë së Shtetit”, për 4 (kater) vjet, me fond limit 2.800.347.570 (dy miliard e tetëqind milion e treqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) lekë (pa TVSH).

Gjatë hetimit, janë konstatuar shkelje te rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Masat

Pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin datë 07.07.2021, ka vendosur:

  1. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” ndaj personit nën hetim Edlira Nagellari, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  2. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” ndaj personil nën hetim Flutura Çekrezi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  3. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj personit nën hetim Anisa Bogdani, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  4. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” ndaj personit nën hetim Ani Omuri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  5. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” ndaj personit nën hetim Kleivis Hasani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  6. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” ndaj personit nën hetim Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”m në bashkëpunim.
  7. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” ndaj personit nën hetim Fatmir Demneri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  8. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” ndaj personit nën hetim Mariglen Buzali, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesemarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  9. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” ndaj personit nën hetim Gëzim Mingaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Sot, me datë 10.07.2021, Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për caktimin e masave të sigurimit personal. “Hetimet e këtij procedimi penal do vazhdojnë me përparësi për të sqaruar plotësisht çdo rrethane dhe fakt që lidhet me provueshmërinë e plotë të veprës penale të kryer dhe të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm”, njoftoi SPAK.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull