Era e keqe alarmon banorët e lagjes, gjendet i vdekur prej disa ditësh një person

1 Minuta Lexim

Policia e Korçës ka zbuluar trupin e një personi të pajetë,78-vjeç, i cili dyshohet se ka vdekur disa ditë më parë në banesën e tij. Ka qenë era e keqe ajo e cila ka shqetësuar dhe alarmuar banorët e lagjes duke bërë të mundur lajmërimin e policisë prej tyre.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 78-vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Korçë/ Gjendet i pajete ne shtepine e tij nje i moshuar

Nje i moshuar eshte gjetur i pajete kete te shtune nga policia ne banesen e  tij ne lagjen 18 te Korces.  I moshuari qe jetonte i vetem, dyshohet te kete vdekur prej disa ditesh. Era e rende qe vinte nga shtepia e te moshuarit ka vene ne levizje fqinjet te cilet kane njoftuar policine.  Nga hetimet paraprake dhe kqyrja e trupit dyshohet qe vdekja e 78 vjecarit te kete ardhur per shkaqe natyrore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull