Arrestimet për tenderin e uniformave, memet më pikante në rrjetet sociale

2 Minuta Lexim

Pas operacioneve të zhvilluara nga SPAK ku pak ditë më parë u arrestuan 11 persona në Lushnje, mes të cilëve dhe Kryebashkiaku Fatos Tushe, dhe arrestimeve të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, lidhur me tenderin për uniformat në rrjetet sociale ka plasur gallata.

Njeriu i memeve, Genc Sejko, po postuar në rrjetet sociale disa të tilla, duke ironizuar jo vetëm SPAK, por edhe Kryeministrin Edi Rama.

“Për aferën e Teatrit Kombëtar pritet që SPAK-u të arrestojë Hakiun, rojen e bashkisë, i cili doli vjet në pension”, shkruan me ironi Sejko, në një nga postimet e tij.

Ndërkohë ai ka postuar një foto të Kryeministrit Rama dhe ministres Elisa Spiropali, ndërsa rikthen në vëmendjen abuzimet në dogana, gjatë kohës kur ky institucion drejtohej pikërisht nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë në rrjet qarkullojnë foto ironizuese lidhur me çmimet abuzive që janë aplikuar për uniformat e policisë së shtetit, ku vetëm kapelja kushtonte 350 euro. Në foton e mëposhtme ironizohet se kapelet mund të jenë me sensorë.

LEXO EDHE  Yuri Kim: Abuzimet me prokurimet publike, njësoj sikur të vjedhësh qytetarët, përfshi ata amerikanë

Një tjetër foto ironizuese tregon ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, që shfaq habi kur pyet një polic se sa kushtonte jeleku që kishte veshur.

Tenderi i famshëm i uniformave të policisë ka ndodhur në kohën që ministër ishte Lleshaj dhe Sekretar i Përgjithshëm, Plarent Ndrecaj, që çuditërisht referuar urdhër-arresteve të SPAK, janë lënë jashtë përgjegjësive, të paktën në këtë valë të parë të hetimeve. Dhe duket se pikërisht ky fakt ka bërë që në rrjetet sociale, por edhe në media të postohen meme ironizuese apo të ngrihen pikëpyetje lidhur me seriozitetin e SPAK për të çuar para drejtësisë ato që konsiderohen si “peshqit e mëdhenj”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull