Tenderi 2.8 mld lekë i uniformave, inxhinierja tekstike që fundosi të arrestuarit

3 Minuta Lexim

SPAK urdhëroi dy ditë më parë arrestimin e 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministris së Brendshme lidhur me tenderin e veshjes së policëve, me një fond prej 2.8 mld lekë.

Ndërkohë që pritet që sot GJKKO të vlerësojë masat e sigurisë për të arrestuarit, në media janë publikuar pjesë nga dosja e SPAK, lidhur me shkeljet e evidentuara në këtë tender.

Ndër të arrestuarit ishte edhe drejtoresha Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, e cila u largua nga kjo detyrë vetëm 1 javë para se të ndodhte operacioni nga SPAK, çka mund të ngrejë dyshimet se lëvizja mund të ketë lidhje pikërisht me atë që ndodhi paraditen e 10 korrikut, kur u arrestuan 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.

Kështu bazuar te raportimet, inxhinierja tekstike Aurora Mulla, zyrtare e Ministrisë së Brendshme, nuk ka pranuar të firmos në këtë tender, madje ka ngritur shqetësime për korrupsion.

Sipas saj, çmimet e uniformave dhe këpucëve për policinë u rritën pasi u ndryshuan specifikimet teknike.

“Ky shqetësim i saj për përcaktimin e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, por nuk është dokumentuar me ndonjë procesverbal konkret, përveç mosnënshkrimit të asaj të tabelave të mësipërme.

Ajo ka deklaruar faktin se në procesverbalin nr.3, datë 15.10.2019 “i hartimit të shtojcës për disa ndryshime në dokumentet e tenderit të procedurës së prokurimit”, ky procesverbal nuk është nënshkruar nga ana e saj nga faqja nr. 16 deri në faqen 19, ku është përshkruar tabela për sasitë e pritshme të artikujve të uniformës, si dhe nuk është nënshkruar nga ana e saj tabela e përllogaritjes së fondit limit pas ndryshimit të specifikimeve teknike, e cila është bashkëlidhur këtij procesverbali.

Ajo nuk ka pranuar t’i nënshkruajë këto dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord.

Si dhe nuk ka nënshkruar as dokumentet standarde të tenderit te dokumenti “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, te tabela “Sasia e pritshme të uniformave që kërkohen”, e cila përbën faqen 64-67 të dokumenteve standarde të tenderit të ndryshuar. Ky shqetësim i saj për përcaktimin e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, por nuk është dokumentuar me ndonjë procesverbal konkret, përveç mosnënshkrimit të asaj të tabelave të mësipërme”, thuhet në dosjen e SPAK.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull