E reja që u përdhunua 12 vjeçe rikthehet me rrëfimin rrëqethës

5 Minuta Lexim

Fati e përballi me sfida të rënda, jeta e saj lundronte mbi akull. Një vajzë e bukur me shpirtin e pastër si të engjëjve, e gjendur padrejtësisht në një shoqëri patriakale. Jeta e saj është një shuplakë e forte për këdo që e mëson, pasi kur ajo kishte nevojë për mbështetje askush nuk iu gjend pranë, madje as familja.

Eri sot është një vajzë e rritur që jetën e saj e ka gdhendur në një libër, ku sa herë shfleton fletët e tij , nuk ka sesi mos të lotosh. Eri mbërriti në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” dhe rrëfeu kalvarin e gjatë të një jete mbushur plot dhimbje. Fare e vogël, vetëm 12-vjeç u përdhunua dhe u dhunua. Eri mes lotësh rrëfeu momentet e asaj nate të erret që i mori fëmijërinë së bashku me ëndrrat.

Por jeta e saj filloi të merrte ngjyra dhe buzëqeshja sapo kishte filluar të çelte në fytyrën e saj. Por, krejt papritur, Eri u gjend para një situate për të cilën nuk e dëshironte kurrë të ishte. Ajo është rikthyer sërish në emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, ku ka rrëfyer e prekur historinë e re rrëqethëse, me të cilën është përballur.

Pjesë nga rrëfimi i të resë:

Nuk e di çfarë videosh më ka bërë, unë përgjigjem vetëm për gjërat banale që më ka çuar. Edhe unë e kam sharë, e pranoj, sepse e kam humbur toruan, pasi ka shumë vite që nuk më lë të qetë. Më thoshte që “të kam parë në Roskovec dhe do të të heq qafe”. Unë e kam humbur toruan, se dhe policia nuk po reagon fare. Deri para dy javësh nuk më ka lënë të qetë me mesazhe. Flet për gjëra, që as unë vet nuk e di për çfarë. Unë kam qenë njëherë në Roskovec, mora një ilaç për pastrimin e xhamave të syve, dhe ai më thotë që më ka parë.

Pas emisionit, unë njoha një djalë nga Laçi, 27 vjeç. U gëzova, sepse e pashë si dritë jeshile për jetën time. Më erdhi në shtëpi, më kërkoi dorën, takoi nënën e të gjithë familjarët e mi. Kam shkuar te shtëpia e tij, qëndrova për rreth 10 ditë. Këtë djalin e njoha përmes “Facebook”. Në kopertinë të “Facebbok” tim unë kam foton e librit tim, dhe ai më tha që e kishte parë librin tim dhe që do më qëndronte në krah gjithë jetën. Unë nuk e besova shumë, por nuk e di pse m’u duk si dritë jeshile. Erdhi bashkë me nënën e tij këtu në shtëpinë time, takoi familjarët. Unë e njoha, kur erdhi në shtëpinë time, por kishim folur me video. Edhe mami im u step pak, se më tha që kam vetëm 24 orë që flas me të, edhe babi nuk ishte dakord, pasi nuk e njihnim. Unë kam shumë nevojë të largohem nga këtu, kam shumë nevojë për dikë që të më dojë dhe mendova se e gjeta këtë person, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet. Unë shkova te familja e tij, aty filluan të më thonin “je e shkurtër, nuk je për djalin tonë, ai është më i mirë”. Nëna e djalit, që quhej Eri, nuk dinte gjë për historinë time. Unë dje u largova nga banesa e tyre dhe ajo e mori vesh vetëm dje. Qëndrova për rreth 10 ditë atje. Eri ishte shumë i qetë, më përqafonte. Babai i tij më priti shumë mirë, me të pata marrëdhënie shumë të mirë, nuk më gjykonte, nuk më thoshte as jam e shkurtër, as e shëmtuar, as e shpifur, thjesht më tha të kem mendjen dhe të mos bëj gabime. Por të tjerët më bullizonin jashtëzakonisht.

/BalkanWeb/

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull