Rritet kurba e infektimeve në Kosovë pas evidentimit të variantit ‘Delta’, shënohen 2 vdekje në 24-orë

1 Minuta Lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 dy qytetarë, ndërkohë që janë shënuar 17 raste të reja pozitive.

Që pas evidentimit të variantit Delta disa ditë më parë në Kosovë është shënuar një rritje progresive e rasteve të reja.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 17 raste të reja me COVID-19, teks  janë shëruar 12 persona.

Deri tani në Kosovë, 107 mijë 785 e persona janë infektuar me këtë virus.

Ndërsa, 2 mijë e 260  kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull