Mos i hidhni! Mësoni si ndikojnë farat e shalqirit në shëndetin tonë

2 Minuta Lexim

Shalqiri është një ushqim i preferuar, veçanërisht në verë, kur temperaturat janë të larta

Nëse e kini zakon ta blini shpesh, duhet të keni parasysh se farat që shumë i heqin dhe i hedhin, janë gjithashtu shumë të shëndetshme.

Në mënyrë që të përdoren të gjitha vetitë shëruese, farat e shalqirit duhet të gatuhen, bluhen ose piqen.

Fibër diete

Farat e shalqirit përmbajnë fibra dietike të nevojshme për funksionimin normal të aparatit tretës, ndihmojnë në rast të parazitëve të zorrëve, si dhe në trajtimin e pacientëve me verdhëz dhe pezmatim në trup.

Ato përmbajnë substancën citrulinë, e cila vepron si një antioksidues, përshpejton zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka një efekt të dobishëm në rastin e arterosklerozës, hipertensionit, angina pectoris dhe mosfunksionimit erektil te meshkujt, raporton Kosovarja.

Po ashtu, ato forcojnë zemrën, të gjithë muskujt në trup dhe përdorimi i këtyre farave në formën e çajit apo ‘snacks’, rekomandohet për forcimin e kujtesës dhe përqendrimit, bukurinë e lëkurës, si dhe janë një mjet i shkëlqyeshëm për forcimin e epshit dhe potencës te burrat.

Pastrimi i veshkave

Çaji i farave të shalqirit është një ilaç për heqjen e gurëve dhe rërës nga veshkat, pastron fshikëzën dhe traktin urinar, dhe rekomandohet si një mjet efektiv për trajtimin e diabetit të tipit 2.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull