Tritol në banesë drejtorit të sigurimeve shoqërore në Krujë

1 Minuta Lexim

Një qytetar ka konstatuar në ambientin e jashtëm të banesës një pako, ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse. Fatmirësisht, lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa ka qenë ai që ka njoftuar policinë pasi ka parë pakon në oborr.

Banesa është e Alfred Vogës, drejtor i sigurimeve shoqërore në Krujë dhe ish-drejtor i Aluzinit.

“Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull