“Një mjek italian në Shkodrën e 1800”/ Libri i Giacinto Siminit, historia e qytetit dhe personazheve

2 Minuta Lexim

Mjeku Xhenaro Simini, patriot leçez, revolucionar në 1800-ën i rrekjeve për të bashkuar Italinë pas dënimit me vdekje për qëndrimet e tij politike, ikën nga Italia dhe mbërrin në Shkodër. Nga skaji fundor i Perandorisë Osmane, ai dëshmon udhëtimin e tij dhe vetë qytetit kozmopoliot. Një libër i të birit, Giacintos, hedh dritë mbi qytetin e historinë.

Anna Shkreli thotë se Simini “gjen një Shkodër interesante të shekullit të 19-të. Lidh miqësi të ngushtë me Marubin, fotografin, aq sa është dëshmitar në dasmën e tij. Si mjek arrin të fitojë besimin e parisë shkodrane, dhe më pas rrëfen çfarë ndodh. Ai është njeriu që hyn në shtëpitë e tyre, i kanë borxh jetën dhe si i tille, i biri, përshkruan hyrje daljet në këto ambiente shkodrane që janë ambiente private por që përbëjnë historinë e qytetit”.

Duke ngritur spital e realizuar me Marubin edhe reklamën e parë shqiptare, shumë shpejt mjeku italian do të behej pothuajse vendas, ndaj në botim gjenden rrëfime për beun, për konsujt, dhe fatet që përplaseshin në veri mes vendasve e ndërkombëtarëve, me dokumente e dëshmi.

“Simini tregon lëvizjet që bënë austriakët, financimin që iu bënë shkollave jezuite e saveriane. Dhe tregon se si në thelb, gjithë ajo që vinte më pas si lëvizje politike në Shqipëri ishte një konvergjencë forcash i këtyre faktorëve ndërkombëtarë që ishin në Shkodër dhe bënin një lojë paralele në gjurmët e fundit të Perandorisë Osmane. Ai ndjehet shumë mirë në Shkodrën e 1900-ës, sepse Simini, pati mundësi të ikte por zgjodhi të mos ikte. Erdhi dhe vdiq në Shkodër, ndërsa i biri u kthye në Itali”.
Libri vjen si bashkëpunim i Berk me Qendrën Albanologjike Shejzat Plejade nën kurimin e Ardian Ndrecës.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull