Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e nisur që prej orës 18:00 të pasdites së sotme. Në një prononcim për media në përfundim të mbledhjes, ish-kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli, u shpreh se propozimet e manifestit të tij u diskutuan, por në rastin më të mirë disa i panë si të parakohshme, ndërsa pjesa tjetër përfshirë dhe kryedemokratin Basha ishin kundër.
Kadilli u bëri thirrje demokratëve të vijojnë procesin e bashkëbisedimit me njëri tjetrin në Kuvendin Kombëtar, me qëllimin për ta bërë këtë një parti më të pastër dhe për të larguar më pas të keqen e shqiptarëve, Edi Ramën.
“Duhet të luftojmë për ta bërë këtë parti të pastër, konkuruese dhe fituese. Propozimet e mia u dëgjuan dhe u gjykuan por me anëtarët e kryesisë dhe kryetarin Basha ndajmë mendime të ndryshme. Uroj që Kuvendi Kobëtar dhe u bëj thirrje demokratëve për të hapur një proces bashkëbisedimi të gjerë mes njëri tjetrit dhe me shqiptarët, për të mundur Edi Ramën dhe për të mundur të keqen e shqiptarëve”- u shpreh Kadilli.