Pse mjekët ndalojnë marrjen e paracetamolit përpara vaksinimit?

1 Minuta Lexim

Ekspertët mjekësorë u bëjnë thirrje njerëzve që të mos marrin paracetamol para se të vaksinohen.

Apeli vjen pasi më herët disa personave u është këshilluar të marrin paracetamol kundër dhimbjeve, për të ndaluar efektet anësore.

Por ka disa prova që paracetamoli mund të zvogëlojë pak efektivitetin e vaksinës duke dobësuar prodhimin e antitrupave.

Qetësuesit e dhimbjeve duhet të merren vetëm nëse vuani nga simptomat, jo në pritje të simptomave.

Sakaq mjekët e familjes këshillojnë që personat të cilët vaksinohen, pak ditë para vaksinimit si dhe 10 ditë pas marrjes së dozës duhet të pinë një herë në ditë një kokërr aspirinë 100 m protect. Kjo është masë parandaluese për të shmangur gjasa tromboze.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull