Kjo është bima që gjendet lehtësisht në vendin tonë dhe ka vlera të mëdha shëndetësore

2 Minuta Lexim

Majdanozi me gjethe të gjelbër është specie e rrallë e kultivuar në zonë.

Kjo bimë mbillet në ngastra të vogla, në kopshte pranë shtëpive, në vende me ekspozicion nga dielli, toka të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje.

Ka bimë delikate, me shumë degëzime të holla. Gjethet janë të brishta e aromatike.

Mbjellja e majdanozit bëhet direkt me fare. Ajo bëhet dorë-dorë; dora e parë nga 1-15 prill, dora e dytë nga 20-30 qershor, dora e tretë nga 20 korrik deri në 5 gusht.

Prodhimi vjen për tu vjelë 45-50 ditë pas mbirjes farës.

Pas përgatitjes së mirë të tokës dhe plehërimit të bollshëm me pleh organik, mbillen farërat.

Mbjellja bëhet në vllaja, me shpërndarje të farës ose me rreshta me largësi midis tyre 20 cm.

Majdanozi mbin ngadalë, për 3-4 javë, prandaj ka shumë rëndësi që vllaja, në veçanti në dorën e parë të mbahet e ngrohtë, deri në mbirje të plotë.

Kryhen ujitje dhe pastrim i barërave në mes bimëve.

Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta.

Preferohet si erzë e freskët për konsum në familje dhe për tregun lokal. Përdoret edhe në aromatizimin e turshive të patëllxhanit, etj.

Ka rrezik zhdukjeje, sepse në treg qarkullojnë paketa me farë të kultivarëve të huaj.

A e dinit se?

Majdanozi është përdorur gjerësisht në Romën e lashtë si një përbërës sallatash, për eliminimin e efekteve të alkolit të tepërt dhe në kurora.

Majdanozi është një nga barishtet më të përdorura në mbarë botën.

Përtypja e majdanozit eliminon erën e keqe të gojës, veçanërisht pasi keni ngrënë hudhër.

Çaji i majdanozit përmirëson qarkullimin e gjakut.

Gratë shtatzënë duhet të shmangin konsumin e majdanozit sepse nxit kontraktimet e mitrës dhe mund të shkaktojë abort të pavullnetshëm.

Majdanozi përdoret në industrinë kozmetike për përgatitjen e sapunëve dhe kremërave të trupit për lëkurë të thatë./AgroWeb.org

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull