Çfarë ndodhi? Youtube fshin 15 video të Presidentit të Brazilit, ja arsyeja

1 Minuta Lexim

YouTube ka fshirë disa video të postuara nga Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro. Në një deklaratë kompania ka njoftuar se fshirja është bërë pasi videon informacione të rreme në lidhje me koronavirusin.

Gjiganti i teknologjisë tha se vendimi i tij nuk bazohej në ideologji ose politikë, por në politikat e saj të përmbajtjes.

Mediat vendase kanë raportuar se një prej videove të fshira është ajo që tregon ish-ministrin e Shëndetësisë të Brazilit, Eduardo Pazuello, i cili ka krahasuar koronavirusin me Aids.

Ndërkohë nga Presidenca, nuk është bërë asnjë koment lidhur me vendimin e Youtube. Janë 15 video gjithsej që janë fshirë dhe nuk dihet nëse kompania po sheh mundësinë për të hequr dhe të tjera.

Bolsonaro është një nga liderët botëror që nuk ka besuar tek koronavirusi dhe ka qenë kundër bllokimit, maskave dhe vaksinave.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull