Minibus-i del nga rruga, humb jetën shoferi, shumë të plagosur

1 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Capri të Italisë, ku një minibus ka dalë nga rruga dhe është përplasur për disa metra me barrierat mbrojtëse. Mediat e huaja raportojnë se shoferi Emanuele Melillo ka humbur jetën dhe 28 persona të tjerë kanë ngelur të plagosur, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit në afërsi të “Marina Grande”. Minibusi i cili transportonte rreth 25 persona, ishte  i angazhuar në shërbimin e transportit publik në ishull.

Menjëherë helikopterët, policia dhe shërbimet e emergjencë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për ti ardhur në ndihmë të plagosurve, ku raportohet se një fëmijë u transportua me helikopter në spitalin e Napolit.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë përcaktuar, por nuk përjashtohet mundësia që Melillo të ketë qenë i sëmurë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull