U kap me drogë në makinë, Policia jep detaje nga shoqërimi i Azem Hajdarit

1 Minuta Lexim

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me shoqërimin në komisariat të Azem Hajdarit dhe shokut të tij moshatar, H.GJ.

Në makinë me dy djemtë ka qenë dhe një vajzë 19 vjece nga Lushnja. Të tre janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Në njoftimin zyrtar policia thotë se në cilësinë e provës materiale janë gjetur 5 doza lënë narkotikë kanabis sativa, pa specifikuar nëse dozat ishin të ndara në cigare të gatshme apo qese të vogla. Nuk raportohet as gramatura e kapur.

Njoftimi i policisë / Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe, banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull