Ansambli folklorik “Tirana” merr pjesë në “International Folk Festival Tirana”, që nisi mbrëmjen e 22 korrikut të amfiteatri. Ansambli folklorik “Tirana” është përfaqësues i Shqipërisë në “International Folk Festival Tirana”, pjesë e “FIDAF Ëorld” një ndër Federatat e Festivaleve Ndërkombëtare të Kërcimit më të mëdha në botë, me 83 shtete anëtare. Me koncerte te amfiteatri i Tiranës, ansambli “Tirana” garon mes 10 ansambleve vallesh nga bota. Në festival ansamblet përfaqësojnë 10 shtete të ndryshme si Meksika, Kameruni, Polonia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Greqia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Koreograf i ansamblit “Tirana” është Sedmir Memia, kostumografe Edlira Sula, Raimonda Hamzaj, Fatjona Cilaj, formulues muzikor Milen Nikolla, drejtues orkestre Dashamir Gega. Pas mbrëmjes së të enjtes dhe të premtes, ansambli “Tirana” do të jetë në skenë dhe në datën 24 korrik ora: 20:00, ku hyrja është e lirë.
Valltarë janë Megi Duka, Sara Koçi, Silva Brahimataj, Luisa Dinellari, Ester Koni, Marsida Gjonpapaj, Katerina Konini, Kejsi Koxhaj, Guina Tarexhepi, Enkeleda Agolli, Aneda Lusha, Sedmir Memia, Erdet Miraka, Mario Bali, Stiv Osmanaj, Xhoni Spahi, Mariglen Domi, Matia Shehi, Samuel Myrteli, Alfons Nikolli, Endri Koceku. Orkestra është me artistët Nurije Myfari, Ada Zala, Dashamir Gega, Ilir Neziri, Ilir Bega, Todi Dori, Mark Kakusi, Sazan Duma, Endrit Maloku. Ansambli folklorik “Tirana”, ky grupim artistësh të rinj përfaqësohet në këtë festival të rëndësishëm nga valle të trevave të ndryshme të Shqipërisë, valle nga Shqipëria e Mesme, nga Shqipëria e Jugut dhe nga Shqipëria e Veriut. Ky festival, i cili organizohet për herë të parë në Tiranë, është një organizim i “FIDAF Albania”. Ansambli “Tirana” është i vetmi entitet gjithëpërfshirës i këtij lloji në rajon, dhe një aset i rëndësishëm kulturor për kryeqytetin dhe jo vetëm.