Zbuloni vlerat e mrekullueshme të polenit të bletës për organizmin tonë

3 Minuta Lexim

Poleni i bletës është një produkt natyral që nxirret nga shumica e bimëve me lule.

Vlerat e tij janë të mrekullueshme për organizmin tonë për faktin se poleni është shumë i pasur me vitamina, enzima, proteina, amino acide, antioksidantë dhe minerale të dobishme.

Ekspertët thonë se konsumi i polenit luan një rol të rëndësishëm tek shëndeti i trurit por edhe tek imuniteti.

Polenin mund ta gjeni në Shqipëri në çdo zonë të vendit tonë që është popullore për prodhimin e mjaltit siç janë Tropoja, Korça, Himara, Puka, Gjirokstra etj.

Poleni i bletës nuk mund të sintetizohet në kushte laboratorike.

Nëse bletët bien në kontakt me një produkt laboratorik, ato nuk mbijetojnë dot, që nxjerr në pah shumë anë misterioze të këtij produkti që nuk janë zbërthyer nga shkenca.

Poleni Për Një Organizëm Të Shëndetshëm

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se poleni është efikas për të rimëkëmbë organizmin e një njeriu të ushqyer keq dhe për të përmirësuar masën muskulare.

Ai konsiderohet një aleat i organizmit dhe e pasuron atë me ushqyesit më të shëndetshëm që e mbajnë në formë.

Kundër Inflamacionit

Inflamacioni përbën zanafillën e shumë sëmundjeve.

Konsumi i produkteve dhe ushqimeve të pasura me antioksidantë jo vetëm që pakëson inflamacionin por zhbën disa prej dëmeve të shkaktuara prej tij.

Kjo është arsyeja përse poleni i bletës është i këshillueshëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, diabetit dhe kancerit.

Nëse poleni përzihet me mjaltë, ai ka një ndikim anti-inflamator shumë më të fuqishëm kundër toksinave në mëlçi

Kundër Mikrobeve

Mjalti dhe nënprodukte të tjera të bletës luftojnë mikrobet dhe bakteret.

Kjo është arsyeja përse mjalti përdoret për trajtimin e plagëve dhe lëndimeve të lëkurës sepse shmang infeksionin.

Poleni i bletës është shumë i fuqishëm kundër mikrobeve dhe pengon ndryshimet genetike që pësojnë ato kur futen në organizëm.

Kundër Alergjive

Përveç mjaltit, edhe poleni i bletës rekomandohet kundër alergjive.

Përbërësit e tij, kanë aftësinë të pengojnë aktivizimin e qelizave që nxisin disa prej reagimeve më të ashpra alergjike që ndodhin në organizëm.

Ushqyesit që përmban poleni e bëjnë atë një produkt ideal për fëmijët, sepse u jep atyre energji, gjallëri dhe përmirëson rritjen e tyre.

Poleni është i rekomandueshëm edhe për njerëzit që vuajnë nga dobësia, siç janë të moshuarit, femrat shtatzënë dhe pacientët që po rimëkëmben nga ndonjë sëmundje.

Poleni i bletës është gjithashtu i dobishëm për mëlçinë, ndihmon femrat që kanë probleme me menstruacionet, lufton problemet e zorrëve, minimizon astmën bronkiale, ul hipertensionin dhe alergjitë, parandalon formimin e ekzemës, lufton çrregullimet me shikimin dhe parandalon rënien e flokëve.

Së fundmi, duhet përmendur që poleni i bletëve mund të jetë ideal si kurë kundër depresionit dhe problemeve me ankthin./AgroWeb.org

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull