Ndalimi i muzikës, bizneset në Vlorë në protestë: Po falimentojmë

1 Minuta Lexim

Përfaqësuesit e disa bizneseve në qytetin bregdetar të Vlorës kanë dalë sot sërish në protestë.

Ata ndodhen para Komisariatit të Policisë pasi kërkojnë që të zgjatet ora e lejuar e muzikës.

Biznesmenët kërkojnë që muzika të vazhdojë në lokale deri në orën 00:00 dhe mbyllja të bëhet më vonë, në orët e para të mëngjesit rreth orës 02:00, teksa sot kanë zhvilluar një takim me shefin e komisariatit në Vlorë.

Nuk dihet ende se çfarë është biseduar konkretisht mes tyre dhe përfaqësuesve të bizneseve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull