Lojërat Olimpike në Tokio përfshihen nga një skandal: Një numër i atletëve kapen duke konsumuar alkool brenda Fshatit Olimpik

1 Minuta Lexim

Teksa Lojërat Olimpike po vazhdojnë të dhurojnë spektakël, një skandal ka zbehur organizimin e tyre.

Toshiro Muto, Drejtori i Përgjithshëm i lojërave që po mbahen në Tokio ka konfirmuar se një numër i konsiderueshëm i atletëve janë zënë duke konsumuar alkool brenda Fshatit Olimpik.

“Natën e 31 korrikut, shumë atletë dhe anëtarë të delegacionit ishin në park brenda Fshatit dhe ata po pinin alkooli dhe ishin të vetëdijshëm për këtë fakt”, ka thënë ai.

“Ne jemi duke e hetuar rastin dhe bazuar në rezultatet, do të ndërmarrim masa të duhura”.

Edhe pse është e kundërligjshme të konsumohet alkooli në një nivel të tilla të garave, atletëve nuk u është ndaluar një gjë e tillë të bëhej në dhomat e tyre.

Mirëpo, kur atletët kanë filluar të konsumonin alkoolin jashtë dhomave të tyre dhe në ambient të hapur, atëherë është ngritur alarmi.

Atletët e zënë duke konsumuar alkool pritet që të suspendohen dhe të përballen me masa disiplinore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull