Grenell viziton Shqipërinë, nxjerr foto nga dreka me Ramën: Me mikun tim në Tiranën e nxehtë

1 Minuta Lexim

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka vizituar Tiranën. Ai është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Grenell, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto me Ramën, nga një restorant në kryeqytet.

Grenell bën me dije se të dielën drekoi me kryeministrin shqiptar, ku bisedoi me ngjarje të ndryshme, në Tiranën e nxehtë, referuar temperaturave të ditëve të fundit.

“Tregime ngjarjesh në drekën e së dielës me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, shkruan Grenell.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull