Deputetja shqiptare i jep fund beqarisë, publikohen pamje nga ceremonia e dasmës

1 Minuta Lexim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adelina Grainca, sot i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë në martesë. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje është martuar me Erblin Maliqin.

Në rrjete sociale janë publikuar disa fotografi nga ceremonia e tyre martesore e realizuar në një ambient të bukur e me dekor të veçantë.

Sigurisht e gjithë vëmendja ishte te nusja, tepër elegante dhe me stil. Modeli i ri i flokëve ka rënë në sy.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull