Flakët sot nuk kanë kursyer as Kalanë e Beratit. Zjarri ka rënë në kurorën me pisha, disa metra poshtë Tabes së Kalasë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse dhe kanë mundur që të vënë flakët në kontroll. Kështu është bërë e mundur ndalimi i përhapjes së zjarrit.
Fatmirësisht nuk janë shkaktuar dëme, për shkak të kapjes në kohë dhe neutralizimit të tij të shpejtë. Deri më tani dyshohet zjarrvënie e qëllimshme ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave.