SPAK mbyll hetimet dhe shpall të pandehur dy ish-anëtarët Gjykatës Kushtetuese, ja akuzat

1 Minuta Lexim

SPAK ka mbyllur hetimet për gjyqtarët Fatos Lulo dhe Bashkim Dedja duke çuar çështjen në Gjykatën e Posacme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Bashkim Dedja, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese dhe Fatos Lulo anëtari i saj, u vunë nën hetim nga ana e SPAK për fshehje të të ardhurave si dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Më herët  për Lulon dhe Dedjan u vendos sekuestrimi edhe i disa pronave të tyre, një dyqani dhe një apartamenti.

Përmes një njoftimi zyrtar SPAK bën me dije se ndaj Fatos Lulos dhe Bashkim Dedja janë ngritur akuzat për “refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë, dhe i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer në formën e deklarimit të rremë.

Pasuritë e sekuestruara:

“Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë

Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë”.

spak 682x1024 1

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull