“Ballkani i Hapur”/ Reagon Richard Grenell: Mbështes vizionin e Ramës. Ja ku gaboi Kosova

2 Minuta Lexim

Ish i dërguari amerikan Richard Grenell ka reaguar pas vizitës në Beograd për bisedimet Kosovë-Serbi, ku është takuar dhe me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

Në një intervistë ekskluzive për “News24”, Grenell komentoi vendimin e Kosovës për të qenë jashtë iniciativës “Ballkani i Hapur”, ku deri më tani janë bërë pjesë vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Unë mendoj se ai duhet të jetë pjesë e një bashkëbisedimi më të gjerë Ballkanik, dhe ai nuk po e bën këtë. Është gabim i madh. Unë mendoj se Kosova njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende pune, por pa qenë pjesë e këtij diskutimi, ata nuk do të kenë mundësi të jenë pjesë e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në Ballkan dhe as të diskutimeve. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi këtë lidership, Rama e shikon qartësisht se zhvillimi ekonomik, dhe refuzimin e asaj politike, shiko të rinjtë presin që të kenë vende punë, ata duan të shikojnë që industri të reja po vijnë në vendin e tyre, dhe unë mendoj se vizioni që ka kryeministri Edi Rama, është një vizion shumë i mirë për njerëzit, kjo do të thotë një jetë më e mirë për shumë shqiptarë, dhe sigurisht në mbarë Ballkanin,”– tha Grenell.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull