Vettingu/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Besim Hajdarmataj

1 Minuta Lexim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të ish-kreut të prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, pavarësisht se KPK kishte vendosur konfirmimin e tij në detyrë.

Sipas KPA, Hajdarmataj kishte probleme me justifikimin e pasurisë, si dhe me aspektin profesional.

Shkarkimi i Hajdarmatajt vjen edhe pas presionit të vazhdueshëm të përfaqësuesit të ONM-së Theo Jacobs, i cili ka kërkuar që prokurori të mos qendrojë në detyrë, dhe në seancat dëgjimore nuk kanë munguar as përplasjet mes tyre.

Hajdarmataj ishte konfirmuar në detyrë në vitin 2019, ndërkohë që Komisioneri Publik apeloi vendimin pas rekomandimit të ONM-së.

Sipas KPA-së, përveçse nuk justifikon pasurinë e tij cash, Hajdarmataj ka mangësi të thella në njohjen e ligjeve, si dhe ka kryer shkelje të rënda proceduriale gjatë kohës kur ka punuar si prokur apo si drejtues.

Më tej në vendimin e lexuar në KPA, ku ishte i pranishëm dhe vetë Hajdarmataj, thuhej se ai ka pasur kontakte me persona të papërshtatshëm, të cilët thyejnë besimin e publikut te drejtësia.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull