Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar sërish rritje të ndjeshme brenda 24 orëve të fundit. Në mbarë vendin nga 4.713 teste të kryera janë regjistruar 219 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve nga 65 vetëm në Tetovë dhe Shkup.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 30 pacientë, shkruan Alsat. Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar katër pacientë, dy nga Shkupi, dhe nga një viktimë në Tetovë dhe Kërçovë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.926 raste, prej të cilëve 150.470 janë shëruar, kurse 5.501 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 955 raste aktive me virusin korona.