Poni ndan si rrallëherë foton e të birit në ditën e lindjes(FOTO)

1 Minuta Lexim

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Poni është gjithmonë shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Ajo edhe postimet në rrjetet sociale lidhur me jetën private i ka me “pikatore”.

Mirëpo, së fundmi, këngëtarja duket se ka bërë një përjashtim, pasi djali i saj feston ditëlindjen.

Me rastin e 10-vjetorit të të birit, Poni ka ndarë edhe një foto të tij teksa fryn qirinjtë e tortës. Padyshim këtë imazh, ajo e ka shoqëruar edhe me një urim shumë të ndjerë.

“Në këtë orë, para 10 viteve erdhe në jetë ti dritë e syve të mi! Faleminderit zot për bekimin më të madh në jetë! U bëfsh 100 vjeç shpirti im i bukur”, ka shkruar Poni krahas fotos së të birit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull