Shqiptarët e urrejnë! Nis peticioni për largimin e këngëtarit serb nga festa

1 Minuta Lexim

Një peticion kundër këngëtarit serb Goran Bregoviç ka nisur të nënshkruhet online. Qëllimi i këtij peticioni është të anulohet performimi i Bregoviç në “Festën e Birrës”, festë kjo e organizuar nga Bashkia e Korçës. Organizatorët e këtij peticioni thonë se këngëtari serb kishte ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën “kallashnikov” në vitet 90, këngë e cila kishte nxitur paramilitarët serbë të kryejnë masakra në Kosovë, por edhe më gjerë.

Përmes këtij peticioni kërkohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe kryeminsitri Rama, por edhe nga Bashkia e Korçës, që të anulohet ftesa për pjesëmarrjen e Bregoviç.

Në peticion thuhet: “…Kërkojmë nga Qeveria e Shqipërisë (Kryeministri Edi Rama), dhe Bashkia e Korçës (Kryetar Sotiraq Filo,) që menjëherë të anulojnë ftesën për pjesëmarrje në koncert të njeriut, me kengën e të cilit u frymëzuan ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakrat më makabre në Kosovë, dhe jo vetëm”.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull