Ja si ju fsheh përpara syve vajza 10 vjeçare autorit që i masakroi familjen

1 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Teksas të SHBA-ve, ku anëtarët e një familje janë gjetur të vdekur, ndërkohë që ka mbijetuar vajza e tyre 10 vjeçe.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Houston, ku vajza arriti që të shpëtonte pasi u shtir si e vdekur mes familjarëve që tashmë kishin ndërruar jetë. Mësohet se babai i saj, nëna dhe motra 6 vjeçe, humbën jetën pasi morën nga një plumb në kokë, ndërkohë që ajo arrit të shpëtonte.

Pasi autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes, vajza arriti që të merrte në facetime gjyshërit e saj në telefon, duke i treguar skenën makabre. Fatmirësisht i palënduar mbeti edhe vëllai i saj më i vogël, 1 vjeç.

Ndërkohë, familja kishte dhe një djalë 8 vjeç, i cili në momentin që ndodhi krimi ishte te xhaxhin e tij. Aktualisht policia po heton në lidhje me vrasjen e 3-fshitë, ndërsa nuk bëhen të ditura motivet e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull