Policia e Korçës ka zbuluar trupin e një personi të pajetë,78-vjeç, i cili dyshohet se ka vdekur disa ditë më parë në banesën e tij. Ka qenë era e keqe ajo e cila ka shqetësuar dhe alarmuar banorët e lagjes duke bërë të mundur lajmërimin e policisë prej tyre.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 78-vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Korçë/ Gjendet i pajete ne shtepine e tij nje i moshuar
Nje i moshuar eshte gjetur i pajete kete te shtune nga policia ne banesen e tij ne lagjen 18 te Korces. I moshuari qe jetonte i vetem, dyshohet te kete vdekur prej disa ditesh. Era e rende qe vinte nga shtepia e te moshuarit ka vene ne levizje fqinjet te cilet kane njoftuar policine. Nga hetimet paraprake dhe kqyrja e trupit dyshohet qe vdekja e 78 vjecarit te kete ardhur per shkaqe natyrore.