“Messi ma kishte thënë”, Di Maria zbulon prapaskenën pas fitores ndaj Brazilit

1 Minuta Lexim

Argjentina ka fituar Copa America pas ka mundur 1-0 Brazilin falë një goli të Angel di Maria-s.

Ylli i PSG-së ka folur pas ndeshjes, duke zbuluar edhe mesazhin që i kishte dhënë Messi para finales:

“Më ka thënë se do të ishte finalja ime. Se kështu janë revanshet”, ka thënë Di Maria.

“Kanë qenë të shumtë ata që na kanë thënë se ishte e kotë të provonim. Se po i binim murit me kokë. Në fund, muri është shembur. Nuk arrij të qaj, por njëkohësisht nuk arrij akoma ta besoj se ia kemi dalë”.

Nuk kanë munguar komplimentet as për De Paul, autori i asistit:

“Një pasim i jashtëzakonshëm nga De Paul. Ka dhënë pasimin perfekt”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull