Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Twitter, lidhur me paketën e re për prokurimet publike prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, Rama ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.
Reagimi i Bashës:
“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se PESHKU QELBET NGA KOKA!”.