Nën hetim për shpërdorim detyre/ Gjykata vendos ‘Detyrim Paraqitje’ për kreun e IMT-së së Tiranës Mariglen Qaton

1 Minuta Lexim

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” kreun e IMT Bashkia Tiranë, Mariglen Qaton.

Qato është nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar masë sigurie arrest me burg.

Po kështu gjykata ka vendosur detyrim paraqitje edhe për inspektorët e IMT, Adrian Caushaj dhe Leandro Lamani, me të njëjtën akuzë për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Për arkitektin K.B. është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Qato dhe inspektorët e IMT akuzohen se kanë lejuar një ndërtim pa leje. /BW

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull