Padi për Partinë Socialiste pak muaj pas zgjedhjeve për çështjen e patronazhistëve.
162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO, padisin në SPAK, Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme tek patronazhistët të dhënave të tyre personale.
“GUXO” vlerëson se mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale, në periudhën përpara zgjedhjeve të 25 Prill 2021, është kryer në shkelje të standardeve kushtuese dhe të parashikimeve ligjore.
Depozitimi i padisë pritet të bëhet në orën 13:30 në SPAK.