Shtëpia e shkatërruar shitet për 2 milionë dollarë

1 Minuta Lexim

Një shtëpi e ndërtuar në vitin 1920 në Zelandën e Re u shit në një ankand për 2 milionë dollarë. Edhe pse mendohet se do ishte një vilë luksoze, në fakt bëhet fjale për një shtëpi me tre dhoma gjumi pothuajse të shkatërruara, pa banjë dhe mure që mungojnë.

Shtëpia njëkatëshe gjendet në një rrethinë të pasur, Gray Lynn në Auckland. Çmimi fillestar ishte 1.75 milion dollarë, ndërsa çmimi i shitjes $2.075 milionë.

“Njerëzit që unë do t’i quaja blerës tradicionalë me pakicë në vitet e mëparshme do të blinin një pronë për t’u zhvendosur menjëherë, ndërsa tani po blejnë prona të cilat mund t’i rregullojnë dhe më pas të zhvendosen. Sigurisht që ka më shumë njerëz të tillë”, tha agjencia që organizoi ankandin, Barfoot & Thompson.

Zelanda e Re është një nga vendet me tregun më të papërballueshëm të pronave. Tregu i Auckland ka çmime mesatare 1.5 milion dollarë.

  

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull