Punimet dëmtuese në Valbonë/ Gjykata e Lartë bllokon HEC-et e GENER 2

2 Minuta Lexim

HEC-et në Valbonë deri në një vendim të formës së prerë nga Gjykata nuk do të vijojnë të ndërtohen. Vendimi është marrë së fundmi nga Gjykata e Lartë, e cila ndalon kështu vazhdimin e betonizimit të kësaj perle të jashtëzakonshme të natyres shqiptare.

TROPOJË-HEC-et në Valbonë deri në një vendim të formës së prerë nga Gjykata nuk do të vijojnë të ndërtohen. Vendimi është marrë së fundmi nga Gjykata e Lartë e cila bllokon kështu vijimin me betonizimin e kësaj perle të natyrës shqiptare, HEC-et nga kompanitë GENER 2 dhe Dragobia Energy shpk që janë të biznemenit Bashkim Ulaj.

Në vendimin e marrë këtë të martë, Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES, për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK.

Kjo shoqatë dërgoi kërkesë-padi në Gjykatën Administrative në vitin 2017, ndërsa sot Gjykata e Lartë ka marrë vendimin, duke pezulluar ndërtimin e HEC-eve.

“Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

/Shqiptarja.com

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull