Policia ka dhënë identitetin e 39-vjeçarit të arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për kanosjen e një gjyqtare.
Personi i arrestuar paraditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është 39-vjeçari Andri Leka, ndërsa ende nuk dihet identiteti i gjyqtares që ai ka kanosur.
“Nga sherbimet e Komisariat Nr.2, eshte kapur personi ne kerkim shtetasin Andri Leka, 39 vjeç, lindur ne Drurres dhe banues ne Tirane. Ky shtetas eshte shpallur per vepren penale “Kanosje e gjyqtarit”. Po kryhen veprimet proceduriale për rastin”, njofton policia.
Pritet në vijim të zbulohet edhe çështja që ka pasur Leka me gjyqtaren e kanosur. Arrestimi i tij është bërë në rrugë nga Policia dhe ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme: