Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Zaev: 3 kandidatë në garë janë shqiptarë

1 Minuta Lexim

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi sot se ka zhvilluar takime me liderët e partive tjera politike dhe se sot do të takohet edhe me kreun e BDI-së për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në ndërkohë i pyetur për koalicion të mundshëm me ndonjë parti tjetër sa i përket qytetit të Tetovës, Zaev me përgjigje se për Tetovën do të garojnë të gjitha partitë politike.

“Në procedurën tonë kemi 5 kandidatë për Tetovën, 3 prej tyre janë shqiptarë të nominuar nga partia. Por megjithatë janë anketat të cilat do të vendosin. Unë do të isha i lumtur sikur të kishte ndonjë kandidat shqiptar favorit për Tetovën”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull