Gjykata vendosi 40 ditë burg, Fjolla Morina poston foto nga pushimet

1 Minuta Lexim

Ditën e sotme Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e sigurisë për Fjolla Morinën. Togat e zeza i caktuan masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë për qëllim ekstradimi, drejt vendit tonë.

Mirëpo, pavarësisht vendimit, këngëtarja i ka habitur të gjithë me një postim të bërë në rrjete sociale. Këngëtarja ka publikuar një foto nga pushimet, ku shfaqet bashkë me vajzën e saj të vogël.

Ajo ka vendosur mbi foto ditën dhe orën kur është bërë fotoja duke lënë shumë vend për dyshime.

Këngëtarja u arrestua dy ditë më parë pranë biznesit të saj në Prishtinë. Ajo ishtë e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi u largua nga vendi i qëndrimit që i kishte përcaktuar gjykata e Kukësit. Rreth një vit më parë këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës pas në çantën e saj u gjetën 2 pistoleta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull