Ambasadorja Yuri Kim darkon me Dua Lipën, mahnitet nga këngëtarja shqiptare dhe ka dy fjalë për të

1 Minuta Lexim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim darkuar mbrëmjen e djeshme me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, duke ndarë edhe foto në rrjetet sociale.

Ky takim e ka impresionuar pafund ambasadoren amerikane, e cila e ka cilësuar Lipën si një superyll në skenë.

“Më pëlqeu të shijoja një darkë me Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, edhe më shumë,”– shkruan Yuri Kim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull