Apolonia arrin akordin me trajnerin e ri. Pasardhësi i Fabricio Kamaratës në pankinën fierake do të jetë një tjetër italian.
Bëhet fjalë për Manuele Blasin, një ish-futbollist i Kombëtares italiane me karrierë në klube të njohura si Juventus, Napoli, Parma e Fiorentina, ndërsa si trajner, me një përvojë thuajse modeste, 3-4 vjeçare.
Nga burimet tona të sigurta, mes Blasit dhe klubit fierak është arritur marrëveshja dhe mbetet vetëm formaliteti i firmës, që pritet në ditët e para të kësaj jave. Së fundmi ai ka qenë trajner në Qipro te Aja Napa në Ligën e Dytë.