Vranë kryefamiljarin me lopatë, arrestohen nënë e bijë në Klos (EMRAT)

2 Minuta Lexim

Policia e Klosit ka vënë në pranga gruan dhe vajzën e kryefamiljarit Ylber Elezi, i cili ndërroi jetë në banesën e tij në Klos. Në pranga kanë rënë shtetaset Mine Lezi, 51 vjeçe dhe Aida Elezi, 21 vjeçe, nënë e bijë, të cilat dyshohet se vranë kryefamiljarin Ylber Elezi (hetimet vijojnë ende).

Tashmë nënë e bijë akuzohen për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”.

Sipas hetimeve, dyshohet se dy gratë e lartpërmendura në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme kryefamiljarit Elezi.

Njoftimi i Policisë, Klos, Mat

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L. Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve : M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Y. L. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrdhënieve familjare”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull