Arjola Demiri ka ngritur temperaturat me fotot e fundit që ka publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet mjaft seksi.
Aktorja e njohur ka pozuar nga dhoma e hotelit ku po qëndron gjatë ditëve të pushimit, duke i lënë të gjithë pa fjalë me trupin e saj.
Me flokët e gjatë e të valëzuar që i arrijnë deri tek të pasmet bombastike, Arjola shihet e veshur me një body të zi, i cili i tregon çdo formë trupore, përfshirë edhe gjoksin e formësuar.
Nëna e tre fëmijëve kishte bërë edhe make up për të theksuar tiparet e bukura, teksa pozonte gjysmë me kurriz nga kamera.
Demiri ka treguar se fotot i ka shkrepur një nga mikeshat e saj, gazetarja Sara Kolami, duke zbuluar kështu edhe një nga personat me të cilët po i kalon pushimet. Arjola është një nënë beqare prej nëntë vitesh, që pas divorcit nga ish-bashkëshorti i saj.