Moderatorja shumë e dashur për publikun, Elita Rudi është shkëputur prej kohësh nga ekrani. Përgjatë kësaj periudhe ajo është fokusuar te fëmijët e saj, Zëri dhe Bora.
Megjithatë, këto janë muajt e fundit të pushimeve pasi me ardhjen e Shtatorit Elita do t’i rikthehet televizionit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram.
Moderatorja nuk ka zbuluar më shumë detaje dhe nuk dihet ende se për çfarë projekti bëhet fjalë.