Përballet me Vetting, si ka ndryshuar pasuria e prokurores Denisa Asko

2 Minuta Lexim

Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Denisa Asko do të përballet të mërkurën më 28 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj.

Denisa Asko i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe u emërua si prokurore në Prokurorinë e Shkodrës. Ajo u shkëput nga prokuroria në vitin 2015 dhe pas një periudhe komandimi në Ministrinë e Drejtësisë, u rikthye në detyre si prokurore e Prokurorisë së Tiranës me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në vitin 2019.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Denisa Asko nga viti 2009 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2009, prokurorja Denisa Asko nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj kap vlerën e 1.4 milionë lekëve.

Asko zotëron likujditete bankare prej 823 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë rreth 595 mijë lekë.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 8.1 milionë lekë, nga të cilat gati 93% kanë si burim pagën nga funksioni dhe 7% nga burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata Para Fillimit 2019

Deklarata e pasurisë së vitit 2019  /BIRN/

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull