Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle me radar në Bypass-in e Fierit, për parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë një aksioni të fundit, radari i policisë ka kapur një mjeti tip “Ferrari” me shpejtësi skëterrë 231 km/h. Sipas uniformave blu, mjeti luksoz drejtohej nga një 50-vjeçar polak, i cili ishte me patentë të falsifikuar.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni.
Njoftimi i plotë:
Fier/Policia Rrugore ♂ kontrolle intensive me radar në Bypass-in e Fierit ️, për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Me patentë të falsifikuar dhe me shpejtësi gati trefish mbi limitin e lejuar, Policia e Fierit vë në pranga 50-vjeçarin nga Polonia.
Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit , automjetin tip “Ferrari” me targa gjermane, që drejtohej me shpejtësi 231 km/h, nga shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. S., për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.
Për këtë shtetas u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.
Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugë e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore ♂, të pajisur edhe me dronë, dragera , kamera e aparate fotografike.
#MosUbejStatistike
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj