Si ta dallojmë një virozë normale nga varianti i ri ‘Delta’? Skënder Brataj jep informacionin e rëndësishëm

2 Minuta Lexim

Flukset në urgjenca në ditët e fundit ngrenë dyshimet nëse kemi të bëjmë me virozat e stinës apo variantin Delta që ndodhej mes nesh prej qershorit, por që u konfirmua vetëm pak ditë më parë.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh në “ABC” simptomat e virozave të stinës janë të njëjta me variantin Delta. “Tipike e Deltës është rrufa, ftohja që e ngatërron me virozat e stinës. Veç dhimbjes së fytit dhe temperaturës, ka edhe të vjella dhe diarre” tha ai.

Por si ta dallojmë virozën nga Delta?

“Sigurisht që nga simptomatologjia nuk ka ndryshim dhe ne e dimë që në këtë moment predominon Delta dhe brenda verës është thënë që ky mutacion do të dominojë mbi 80%. Ta konsiderojmë si Deltë atë shfaqen e simtomatologjisë, jo si rrufë, duke përjashtuar nëse kemi ngrënë diku dhe shenjat na shfaqen në grup, por nëse është vetëm një person duhet ta konsiderojmë si Delta”, sqaroi ai.

“Virozat e stinës janë të lidhura me temperaturat dhe ushqimet që përdorim të gjithë. Sidomos ato që kanë të bëjnë me rrufën, këtë vit korrespondon edhe me COVID dhe variantin e ri Delta dhe mund ti ngatërrojë të dyja. Duhet të jemi më shumë të kujdesshëm, të përjashtojmë Deltën dhe pastaj të merremi me virozat e stinës, sidomos te fëmijët me vjedhjen apo diarrenë. Në këtë moment nuk është më ajo frika e virusit që ishte gjatë pandemisë. Shqetësuese për njerëzit tani është që është konfirmuar edhe Delta. Shtimi i numrit ka të bëjë me stinën, por edhe praninë e virusit”, tha më tej ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull